Vrasja e policit, Serbia vijon presionet: Do kërkojmë arrestimin e vëllait të Faton Hajrizit në Gjermani

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç tha këtë të shtunë se autoritetet në Beograd do të arrestojnë çdo person të mundshëm që ka ndihmuar Faton Hajrizin të kryejë vrasjen e policit serb.
Gjithashtu ai tha se policia po punon të përcakojë motivet dhe qëllimet e Faton Hajrizit, duke shtuar se do të kërkohet nga Gjermania dhe arrestimi i vëllait të Hajrizit, pasi dokumentet e gjetura në vendngjarje i përkasin atij.
“Kur dikush sulmon shtetin siç ka bërë Faton Hajrizi, atëherë është akt terrorist”, ka thënë Daçiç për TV Prva.
“Ai është relativisht i ri për të marrë pjesë në aktivitete luftarake gjatë bombardimeve të NATO-s, por i përket një grupi që lavdëron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ne do të përcaktojmë se cilat ishin qëllimet dhe motivet e tij dhe presim përgjigje nga Gjermania për pyetjet nëse vëllai i tij ishte vërtet ishte apo nuk ishte në Gjermani”, tha ai.
Faton Hajrizi u arrestua ditën e premte nga policia serbe, 1 ditë pas vrasjes së policit në Loznicë.
I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.
Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik.
Në kohën e arratisjes së fundit nga Kosova, Faton Hajrizi përshkruhej si një i burgosur i disiplinuar, i cili madje kishte fituar të drejtën për të shkuar në shtëpi në fundjavë.
#Vrasja #policit #Serbia #vijon #presionet #kërkojmë #arrestimin #vëllait #të #Faton #Hajrizit #në #Gjermani
Java News