Sport

FOTO/ “Gol i Vinicius Jr”, braziliani “shënon” nga tribuna, i gjithë “Bernabeu” në këmbë

Një javë përpara fundit, në La Liga ka pak surpriza. Në “Bernabeu”, Real Madrid thyen 2-1 Rayo Vallecano duke marrë sërish vendin e dytë, kjo fal dhe blofit të Atletico Madrid. Përveç Vinicius Jr, Carlo Ancelotti nuk kishte kursyer asnjë nga titullarët, pavarësisht se luajnë thjesht për prestigj. Sulmuesi brazilianin ka qenë kryefjala e kësaj jave në Spanjë, kjo për vetë faktin se kundër Vallencia-s ra pre e racizmit, por i gjithë stadiumi, lojtarët, të gjithë ishin në krah të tij, madje në minutën e 20-të, i gjithë “Bernabeu” u çua në këmbë për ta nderuar.

Në minutën e 31-të, ishte Karim Benzema që kaloi Realin në avantazh. Në minutën e 84-ët Raul de Tomas mposhti Courtois duke barazuar shifrat në 1-1. Festa nuk zgjati shumë pasi 5 minuta më pas ishte Rodrygo që realizoi golin e fitores për Real Madrid.

Pas javës së 36-të, Real Madrid renditet në vendin e dytë në kuotën e 74-ët pikëve, një më shumë se Atletico Madrid, me ekipin e Simeones që u ndal në një barazim 3-3 përballë Espanyol, por të dy ekipet madrilene e kanë siguruar një vend në Champions.

Ngec në këtë javë edhe Sevilla me andaluzët që nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertë përballë Elche.

Mediat spanjolle, AS dhe Marca, dy të përditshmet pranë klubit madrilen i kushtuan faqen e parë Vinicius Jr: “Të duan dhe kanë nevojë për ty”, shkruan AS. “Gol i Vinicius” ishte titulli kryesor i Marca.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button