Aktualitet

Media nën presion”/ Freedom House raport për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet kudo, demokracia është e kufizuar

Në raportin e këtij viti titulluar “Lufta thellon ndasitë rajonale” që analizon zhvillimet e vitit 2022 dhe që u bë publik të mërkurën, thuhet se në vend që t’i forconin lidhjet në rajon,”kërcënimet e sigurisë, kriza historike e refugjatëve dhe problemet ekonomike të lidhura me konfliktin, kanë thelluar hendekun mes autokracive dhe demokracive dhe kanë shkaktuar ndryshime përçarëse në politikat e jashtme të qeverive të veçanta”

SHBA- Organizata Freedom House thotë se ndikimi i luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus, u ndje gjatë vitit të kaluar në 29 vendet nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore që analizohen në raportin e saj “Vendet në Tranzicion”.Në raportin e këtij viti titulluar “Lufta thellon ndasitë rajonale” që analizon zhvillimet e vitit 2022 dhe që u bë publik të mërkurën, thuhet se në vend që t’i forconin lidhjet në rajon,”kërcënimet e sigurisë, kriza historike e refugjatëve dhe problemet ekonomike të lidhura me konfliktin, kanë thelluar hendekun mes autokracive dhe demokracive dhe kanë shkaktuar ndryshime përçarëse në politikat e jashtme të qeverive të veçanta”.

të cilat thonë se “ulja e numrit të gjykatave do të dëmtojë qasjen e qytetarëve në drejtësi dhe do të rrisë koston e procesit gjyqësor pasi disa qytetarëve do të duhet të udhëtojnë mbi 200 kilometra për të arritur në gjykatë”.

Në shenjë proteste ndaj hartës së re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë Shqiptare udhëzoi anëtarët e saj të bojkotojnë të gjitha proceset gjyqësore në korrik 2022 dhe avokatët në të gjithë vendin kanë refuzuar të ofrojnë shërbime ligjore.

“Përkundër pretendimeve të qeverisë për rritjen e efektivitetit gjyqësor, vëzhguesit e shtetit ligjor argumentojnë se reformat i japin përparësi prakticiteti ndaj efektivitetit gjyqësor”, thuhet në raport.

Sipas Freedom House, të gjitha këto probleme “kanë krijuar mosbesim tek drejtësia”.

përgjegjësin për akuzat për paratë ruse. Basha u përgjigj me komente përçmuese dhe më pas disa gazetarë u ndaluan nga konferencat e ardhshme për shtyp”, thuhet në raport.

Gjithashtu, disa gazetarë janë sulmuar verbalisht gjatë pasqyrimit të protestave dhe përplasjeve të dhunshme jashtë selisë së PD-së dhe përçarjeve mes Bashës dhe Berishës për kryesinë e partisë.

“Anëtarët e lartë të qeverisë ndaluan gjithashtu disa gazetarë nga konferencat e tyre për shtyp kur pyetjet e tyre u konsideruan tepër të forta, siç ndodhi në një rast me pyetjet për ministren e Jashtme Olta Xhaçka”, thuhet në raport.

Në përgjigje të kësaj shtypjeje të lirisë së shtypit, gazetarët protestuan jashtë zyrës së kryeministrit në korrik duke kërkuar trajtim më të mirë të gazetarëve nga politikanët në të gjithë spektrin politik.

Përsa i takon shoqërisë civile, në vitin 2022, lëvizjet qytetare në Shqipëri u bënë më të organizuara në mbështetje të çështjeve që organizatat tradicionale joqeveritare dhe të shoqërisë civile, zakonisht i kanë injoruar.

Këtu përmendet rasti i “Diasporës për një Shqipëri të Lirë” e cila ngriti një çështje kundër Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar njohjen e së drejtës së shqiptarëve që banojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

“Në dhjetor, gjykata vendosi se parlamenti kishte shkelur kushtetutën duke mos lejuar shqiptarët që jetojnë jashtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe urdhëroi që diaspora të lejohet të votojë nga jashtë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thuhet në kapitullin e Shqipërisë që e ka lexuar shërbimi shqip i Zërit të Amerikës.

Po ashtu, thuhet në raport, studiuesi Fabian Zhilla organizoi një peticion me mbi 10,000 nënshkrime duke i kërkuar Kuvendit të rregullojë programet “reality show” dhe të urdhërojë Autoritetin e Mediave Audiovizive të përforcojë dhe zbatojë legjislacionin aktual për programet televizive që përhapin gjuhën e urrejtjes.

“Këto lëvizje tregojnë se anëtarët e shoqërisë civile po bëhen më të organizuar pasi publiku shqiptar bëhet më i vetëdijshëm se si të përdorë mjetet demokratike, pjesërisht për shkak të platformave të mediave sociale dhe përparimeve teknologjike”, thotë raporti.

Sipas raportit, një nga parakushtet kyçe të anëtarësimit në BE për Shqipërinë është që Organizatat Joqeveritare dhe ato të Shoqërisë Civile të përfshihen në konsultime kur të hartohen ligjet.

Megjithatë, sipas raportit, shqetësimet e tyre për hartën e re gjyqësore edhe kur Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor më në fund i përfshiu pas neglizhimit fillestar, u hodhën poshtë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ekspozuar vazhdimisht se si Kuvendi dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i sapo reformuar nuk kanë marrë parasysh propozimet e OJQ-ve dhe shoqërisë civile, apo shqetësimet e qytetarëve për qasje në drejtësi, përfshirë kostot e larta dhe sfidat logjistike që rezultojnë nga riorganizimet e gjykatave.

Sipas vëzhguesve, këto dështime janë një temë e përsëritur në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button