Aktualitet

Dhjetëra persona protestojnë me pankarta para ambasadës shqiptare në Athinë

Pasditen e sotme është mbajtur një protestë përpara ambasadës shqiptarë në Athinë.

Disa qytetarë kanë protestuar paqësisht mbi vendimin për zgjatjen e paraburgimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri i cili u arrestua një ditë para zgjedhjeve të 14 Majit me akuzën e blerjes së votave.

Mediat greke shkruajnë se ky ishte një vendim që të gjithë i druheshin por askush nuk e besonte se pala shqiptare do e shtynte edhe më tej këtë çështje.

Të pranishëm në protestë ishin edhe vëllai i Fredi Belerit, Leonard Beleri, kryetari i Unionit të Himarës, Thodoris Goumas, kryetari i këshillit bashkiak të Athinës, Giorgos Tzomakas, presidenti i Shoqatës Vorioepirote, Babis Karathanos, si dhe presidenti i Aleancës së Pavarur për Atikën, Andreas Kourtis.

Sipas policisë greke në protestë kanë marrë pjesë rreth 250 persona. Ata kanë ngritur pankarta ku shkruhet: “Zgjedhjet fitohen në qendrat e votimit, jo në burgje. Demokracia nuk burgoset”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button