Tech

“TikTok” ngre padi, kundërshton vendimin e shtetit amerikan

Kompania e mediave sociale “TikTok” ka ngritur padi ndaj shtetit amerikan, Montana, pasi në këtë shtet u ndalua rrjeti social.

Padia nga “TikTok”, në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë “ByteDance”, pason një padi të paraqitur javën e kaluar nga pesë krijues të përmbajtjes.

Ata bënë argumente të ngjashme duke përfshirë se shteti i Montanës nuk ka autoritet për të ndërmarrë veprime për çështjet e sigurisë kombëtare.

Të dyja paditë u ngritën në gjykatën federale në Missoula.

Guvernatori republikan Greg Gianforte nënshkroi projektligjin të mërkurën dhe padia u ngrit disa orë më vonë. Ligji është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar.

“TikTok” thotë se nuk ka ndarë dhe nuk do të ndajë të dhënat e përdoruesve të SHBA-së me qeverinë kineze dhe ka marrë masa për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të tij, duke përfshirë ruajtjen e të gjitha të dhënave të përdoruesve amerikanë në Shtetet e Bashkuara, sipas padisë.

Disa ligjvënës, FBI-ja dhe zyrtarë në agjenci të tjera janë të shqetësuar se aplikacioni i ndarjes së videove mund të përdoret për të lejuar qeverinë kineze të aksesojë informacionin për qytetarët amerikanë ose të shtyjë dezinformatat pro Pekinit që mund të ndikojnë në publik.

Ligji kinez detyron kompanitë kineze të ndajnë të dhëna me qeverinë për çfarëdo qëllimi që ajo mendon se përfshin sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër “TikTok” thotë se kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button