Aktualitet

Përmbytjet në Itali/ “Kam bukë edhe për nesër. Jemi në mëshirë të Zotit”, shkrimtari shqiptar rrëfen situatën e rëndë

Reggio Emilia në Itali, një nga zonat më të fuqishme ekonomike të vendit është përmbytur duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe 14 humbje jetësh. 36 mijë persona janë evakuuar ndërsa të tjerë ndodhen të izoluar në shtëpitë e tyre.Në mesin e këtyre të fundit gjendet edhe shkrimtari Ismet Mehmeti, i cili në një lidhje “Skype” me “Rudina” në Tv Klan përshkruan situatën e vështirë të rajonit dhe mungesën e ushqimeve.‘Ravenna është provinca më e prekur në Emilia Romagna për shkak të këtij përqendrimi të madh të reshjeve në 2-3 ditë që krijoi një tejngopje të lumenjve. Ravenna ka 6 lumenj rreth e rrotull, 2 nga të cilët u tejmbushën dhe u zbrazën rreth provincës.

Duke përjashtuar vetëm qendrën e qytetit ku ndodhem unë, ku jemi të mbyllur në shtëpi brenda, e gjithë provinca përreth, zona industriale rreth e rrotull është përmbytur.

Sot një nga miqtë e mi më tha se rreth 3000 makina janë përmbytur, janë zhdukur dhe nuk dihet se ku janë, përveç dëmeve të mëdha që foli gazetarja me të drejtë sepse gjithë Emilia Romagna është një zonë që është dëmtuar jashtëzakonisht.

E vetmja që nuk është prekur është qendra e qytetit sepse kjo qendër e ndërtuar rreth viteve 1500 me 4 hyrje kryesore është më e ngritur se pjesa tjetër dhe ka një sistem drenazhimi shumë të lartë. Gjithë pjesa tjetër, siç u pa në pamjet që paraqitët, është vërtet alarmante.Dje këtu ishte edhe kryeministrja jonë Giorgia Meloni dhe unë pata rastin që ta kem pranë makinës ku kalova, veshur me ato çizmet e gjata, gjithnjë pranë njerëzve, është shumë dinamike në punën e saj. Kjo është situata për të ardhur keq, por gjëra që ndodhin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button