Aktualitet

Policia del me detaje për të moshuarën nga Dobërçani që u gjet pa shenja jete

Dje u gjet pa shenja jete një e moshuar nga Dobërçani i Gjilanit, e cila ishte raportuar si e zhdukur.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, duke njoftuar se ajo është gjetur në një përrua të fshatit.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ishte e raportuar person i zhdukur, më 05.07.2024 është gjetur pa shenja jete në një përrua të fshatit”.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë.



#Policia #del #detaje #për #të #moshuarën #nga #Dobërçani #që #gjet #shenja #jete
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button