Aktualitet

Dumfries: Calhanoglu si vëlla, por në Berlin do të kemi luftë

Holanda dhe Turqia do të përballen për një vend në fazën gjysmëfinale të Europianit, teksa mbrojtësi holandez i Interit, Denzel Dumfries do të ketë një sfidë speciale përballë shokut të tij të skuadrës te Interi, Hakan Calhanoglu.

Duke folur në prag të ndeshjes, Dumfries theksoi raportet e shkëlqyera që ka me kapitenin e Turqisë, megjithatë pranoi se për 90 minuta në fushë do të dominojë rivaliteti mes të dyve.

“Calhanoglu është si një vëlla për mua te Interi. Që kur mbërrita, më ka ndihmuar shumë, pasi ishte prej vitesh në Milano. Mund të them që edhe familjet tona kanë një miqësi të shkëlqyer. Megjithatë në fushë do të ketë vetëm rivalitet, pasi miqësinë e kemi jashtë katërkëndëshit. Turqia do të japë gjithçka në fushë dhe është një skuadër që ka shumë energji. Duhet të bëjmë maksimumin për t’ia dalë”, u shpreh holandezi.

Sfida Holandë-Turqi do të zhvillohet në orën 21:00 të të shtunës në “Olimpiastadion” të Berlinit, teksa arbitër kryesor do të jetë francezi Clement Turpin.



#Dumfries #Calhanoglu #vëlla #por #në #Berlin #të #kemi #luftë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button