Aktualitet
Çerekfinale të zjarrta, sot mësohen dy gjysmëfinalistët e tjerë të Euro 2024

Sot zhvillohen dy ndeshje të zjarrta çerekfinale për Kampionatin Evropian Euro 2024.
Zvicra e Xhakës do ketë punë me Anglinë e Gareth Southgate për të ‘luftuar’ për një biletë për në gjysmëfinale me fillim nga ora 18:00, shkruan Sport.
Në anën tjetër, Holanda ballafaqohet me Turqinë që deri tani ishte befasia e këtij Kampionati Evropian. Takimi mes këtyre dy kombëtareve zhvillohet nga ora 21:00.
Kujtojmë që mbrëmë, Spanja dhe Franca kaluan në gjysëmfinale, pasi eliminuan Gjermaninë, respektivisht Portugalinë.
/ Sport/
#Çerekfinale #të #zjarrta #sot #mësohen #gjysmëfinalistët #tjerë #të #Euro
gazetablic.com