Life Style

Ndarja nga jeta e Kadaresë, “La Repubblica”: Romancieri që luftoi kundër komunizmit

Të shumta janë mediat ndërkombëtare të cilat i kanë dedikuar artikull ndarjes nga jeta të kolosit të letërsisë shqiptare Ismail Kadare.

“Le Monde” France 24” “AFP”, “Asociated Press”, “Ansa”, “La Repubblica” shkruajnë se Kadare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi u dërgua me urgjencë në spitalin e Tiranës.

“Romancieri i njohur shqiptar Ismail Kadare ka ndërruar jetë pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Tiranë”, kështu e nis artikullin Asociated Press teksa citon shkrimin e redaktorit të Shtëpisë Botuese Onufri, Bujar Hudhri.

Sipas mediave të huaja, kolosi i letërsisë shqipe u dërgua në urgjencë pasi pësoi arrest kardiak.

Kadare është përmendur prej kohësh si një pretendent i mundshëm për çmimin Nobel për Letërsinë.

Kadare u bë i njohur ndërkombëtarisht pas botimit të romanit të tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1963, kur Shqipëria qeverisej ende Enver Hoxha.

Shkrimtar, poet, eseist dhe skenarist , gjatë regjimit komunist ka qenë deputet i Kuvendit Popullor për 12 vjet (nga viti 1970 deri në 1982) dhe nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë. Ai filloi duke shkruar poezi, por ishte botimi i romanit të tij të parë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur , që e bëri atë figurën dominuese letrare në Shqipëri dhe i dha famë ndërkombëtare. Romani, në të cilin ai tregonte historinë e ndërmarrjes së një gjenerali italian dhe një prifti që duan të kërkojnë dhe të sjellin në atdheun e tyre trupat e italianëve të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shkruan “La Repubblica”.

Veprat i tij i shpëtuan edhe censurës së komunizmit, si vepra e tij e famshme “Pallati i ëndrrave”. Kadare është vlerësuar me çmimet botërore “Cino del Duca”, çmimin “Man Booker” ndërkombëtar, Çmimin e letërsisë së Princit të Asturias, çmimin “Jerusalem”, çmimin “Nonino 2018”,  çmimin “Bokacio”, çmimin “Lerici Pea” po në Itali. Presidenti francez Macron i dha titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, duke e cilësuar si “autor i mrekullueshëm i historisë së Ballkanit”.

/a.r

#Ndarja #nga #jeta #Kadaresë #Repubblica #Romancieri #që #luftoi #kundër #komunizmit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button