Për një ditë u zhdukën tre persona në Kosovë, policia jep detaje

Tre persona janë raportuar të zhdukur vetëm dje në Kosovë.
Sipas policisë dy raste të zhdukjes së dy grave janë raportuar në Vushtrri.
Ndërkaq, një burrë në Prizren poashtu u largua nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Raporti i plotë i policisë:
Prizren / 22.06.2024 – 21:00. Me 24.06.2024 një femër kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij, rasti vazhdon të hetohet.
Vushtrri / 24.06.2024 – 05:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.
Vushtrri / 22.06.2024 – 04:30. Me 24.06.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.
#Për #një #ditë #zhdukën #tre #persona #në #Kosovë #policia #jep #detaje
gazetablic.com