Sport
Goli ishte i rregullt –

Me deklaratën e tij, Virgil van Dijk shkatërroi standardet e arbitrave anglezë pasi Holandës iu anulua një gol kundër Francës mbrëmë në Kampionatin Evropian që po luhet në Gjermani.
Arbitrat e Premier League, Anthony Taylor dhe Stuart Attwell ishin përgjegjës për golin e anuluar, dhe Virgil van Dijk më vonë foli me ta.
Kapiteni i Holandës, i cili gjykohet nga këta gjyqtarë dhe në ligën ku luan, nuk ka dashur të heshtë.
“Ne shënuam një gol që është i rregullt. Ai nuk kishte asnjë shans për ta shpëtuar atë goditje, por gjyqtarët anglezë vendosën ta anulojnë atë,” tha Van Dijk. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Goli #ishte #rregullt
SportExpress