Sport

EURO 2024/ UEFA përcakton arbitrat e ndeshjes Shqipëri – Spanjë në Dyseldorf

Shqipëria do të luajë të hënën ndaj Spanjës ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të  Dyseldorfit, duke nisur nga ora 21:00.

Sfida e tretë dhe vendimtare e kuqezinjve në Europian do të gjykohet nga arbitri suedez Glenn Nyberg. Edhe asistentët e tij do të jenë po suedez, Andreas Soderqvist dhe Mahbod Beigi.

Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar ukrainasi Mykola Balakin. Ndërsa, gjermani Christian Dingert do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor Glenn Nyberg nga dhoma e VAR-it, së bashku me dy asistentët David Coote dhe Marco Fritz.

#EURO #UEFA #përcakton #arbitrat #ndeshjes #Shqipëri #Spanjë #në #Dyseldorf
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button