Aktualitet

Izraeli do të sulmojë Libanin? Ekspertët: Nuk është çështja nëse, por kur!

Eksperti i strategjive dhe sigurisë, Omer Dostri, i tha Jerusalem Post se nuk shtrohet çështje nëse shteti hebre do të përfshihet në luftë me Hezbollahun, por se kur do të ndodhë kjo.

“Ne nuk mund të pranojmë një situatë në të cilën një organizatë terroriste çon në evakuimin e 80,000 banorëve nga shtëpitë e tyre në veri”.

“Është e vështirë të besohet se Hezbollahu do të tërheqë forcat nga rajonet kufitare me iniciativën e vet dhe pa asnjë detyrim. Për sa i përket grupit, ai po shënon disa arritje strategjike kundër Izraelit, si goditjen e bazave dhe infrastrukturave ushtarake apo sulmet ndaj ushtarëve, e po detyron evakuimin e civilëve izraelitë nga pjesë të tëra të veriut të vendit.

E gjithë kjo teksa mban në këmbë një ekuilibër të brishtë, por në fakt kër5cënues për Izraelin. Nga ana tjetër, nuk ka as gjasa që ndërkombëtarët të jenë në gjendje të detyrojnë Hezbollahun të tërhiqet”, shton Dostri që argumenton se një konflikt për shtetin hebre në Liban mund të jetë i pashmangshëm. “ Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër përveçse t`i hyjë një luftë në shkallë të gjerë për mposhtjen e Hezbollahut në mënyrë që të garantojë sigurinë e qytetarëve të tij dhe te reduktojë kërcënimet ndaj të gjithë shtetit në përgjithësi’, thekson eksperti.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi në fillim të qershorit se ushtria izraelite është i përgatitur për veprime të fuqishme në veri, duke shtuar se siguria do të vendoset “medoemos” në zonën e cila po sulmohet nga grupi i mbështetur prej Iranit. Përplasjet mes Hezbollahut dhe Izraelit janë intensifikuar kohët e fundit duke shtuar shqetësimet se mund të shpërthejë një konflikt më i gjerë në rajon.

/a.r

#Izraeli #të #sulmojë #Libanin #Ekspertët #Nuk #është #çështja #nëse #por #kur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button