Sport
Pas humbjes me Italinë, Rama viziton Kombëtaren, pozon krah Brojës dhe Ramadanit

Pas sfidës së humbur dje me Italinë, kombëtarja shqiptare nuk ka humbur kohë dhe ka nisur me zhvillimin e seancave stërvitore.
Titullarët priten t’i nënshtrohen një stërvitjeje rikuperuese. Ndërkohë Sylvinho ka lejuar lojtarët që pas stërvitjes të takojnë familjarët në mënyrë që të rikuperohen edhe psikologjikisht pas humbjes.
Futbollistët e kombëtares janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama i cili ishte sot për t’i vizituar në qendrën stërvitore në afërsi të Dortmundit.
Gazetari i sportit Arlind Sadiku ka postuar një foto krah Ramës, Armando Brojës dhe Ylber Ramandanit.
/a.r
#Pas #humbjes #Italinë #Rama #viziton #Kombëtaren #pozon #krah #Brojës #dhe #Ramadanit
Java News