Aktualitet

Arsyet e Rekursit në Gjykatën e Lartë, Basha: Berisha s’është zgjidhje për të larguar Ramën. Dhe vetë është i bindur se nuk e mund…!

Lulzim Basha pas mbledhjes me strukturat drejtuese të grupimit që drejton shpjegoi arsyet e rekursit të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë. Sakaq ai u shpreh se Berisha nuk është alternativë dhe vetë ai e di që nuk e mund dot Edi Ramën.

‘Në drejtësi në Gjykatën e Lartë për të mos lejuar që në këtë vend të triumfojë padrejtësia. Në çdo rast do jemi në zgjedhje. Shqiptarëve do u japim alternativë. Përpjekja për të zhbërë alternativë që ne paraqesim si program si ekip bashkim vlerash do të dështojë. Përpjekja e Ramës për të reduktuar debatin që do të vendos si do qeveriste vendi, në pyetje kush më i pak korruptuar Rama apo Berisha. Shqiptarë do kenë alternativë, me ne do kenë më shumë. Jam fare i qartë, rekursi bëhet pasi bindja e thellë profesionale dhe juridike.

Që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë. Do të presim zbardhjen e vendimit dhe rekurs në drejtësi për të mos lejuar të triumfoj padrejtësia. Ne do të jemi në zgjedhje. Nuk kemi marrë vendim të tillë. Ne besoj që PD të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PD është në vlera ku ka lindur. Nuk mundet PD të jetë kundër korrupsionit, SPAK, aleatëve tanë strategjikë, përmes rekursit do i kthehemi idealeve demokratëve për betejë të vërtetë me Edi Ramë. Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Edi Ramën”.’

“Edi Rama po e përdor Sali Berishën si gogolin që do mbledhë votat, mjeran që kërkon të mbajë pushtetin”, tha Basha.

Në vijim ai tha se Berisha vendosi interesin e tij mbi atë të demokratëve, por edhe vetë Sali Berisha e ka të qartë se nuk e mund dot Edi Ramën.

“Ne duam të bashkojmë të gjithë shqiptarët që duan ndryshimin në Shqipëri, duam ti bashkojmë nën logon e PD-së, ndaj edhe do të bëjmë rekursin.

Ka tre vjet që debati është marrë peng nga diskutimet për vulën dhe logon, është një debat që është marrë peng nga Qeveria. Nuk ka pikë rëndësie se me çfarë logosh dhe vulash do paraqitet altarnativa jonë, edhe pse preferoj që të jenë me ato të PD-së”, tha Basha.

Deklaratat Lulzim Basha  i bëri pas një takimi që pati me mbështetësit e tij, pjesë e strukturave të asaj që njihej para vendimit të Apelit, si Partia Demokratike zyrtare./m.j

#Arsyet #Rekursit #në #Gjykatën #Lartë #Basha #Berisha #sështë #zgjidhje #për #të #larguar #Ramën #Dhe #vetë #është #bindur #nuk #mund..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button