Aktualitet

Berisha mori vulën nga Apeli, Basha: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë! Marrim pjesë në zgjedhje, nëse jo me logon e PD, krijojmë parti të re

Lulzim Basha tha se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e gjykatës së Apelit e cila i dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës. Por nëse nuk marrin logon e PD-së, ish-kryedemokrati paralajmëroi se do të krijojnë një parti të re.

‘S’ka pikë rëndësie se si do të paraqitet kjo me çfarë ngjyre dhe logoje, por do të jetë alternativë. Sigurisht do të doja të ishte me logon e PD-së.’- u shpreh Basha.

Pas mbledhjes me strukturat Lulzim Basha, tha se vendimi i gjykatës së Apelit është i padrejtë dhe i pabazuar. Basha u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme do t’u japin shqiptarëve alternativën që po presin.

 

#Berisha #mori #vulën #nga #Apeli #Basha #bëjmë #rekurs #në #Gjykatën #Lartë #Marrim #pjesë #në #zgjedhje #nëse #logon #krijojmë #parti #të
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button