Aktualitet

Konjufca për ish-presidentin kroat: Stipe Mesiq ia shpalli vdekjen Jugosllavisë

Në seancën solemne me rastin e 25 vjetorit të Çlirimit, në Kuvendin e Kosovës është ftuar edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, derisa e ka ftuar presidentin Mesiq për ta marrë fjalën, e ka përshkruar atë si njeriu që ia ka shpallur vdekjen Jugosllavisë.

“Po ia japë fjalën atij që si president ia shpalli vdekjen Jugollsavisë. Presidentit kroat nga viti 2000-2010, shkëlqesinë e tij z.Mesiq”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj deklarate të Konjufcës, kryeministrit Albin Kurti shihet që i shkon buza në gaz.

Konjufca tutje ka treguar se Stipe Mesiq gjatë këtij viti do të mbush 90 vjet.



#Konjufca #për #ishpresidentin #kroat #Stipe #Mesiq #shpalli #vdekjen #Jugosllavisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button