Skena si në filma horror në Elbasan, Tefiku vrau Almën dhe shëtiste me sëpatën e krimit në duar

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në fshatin Kusarth pranë Elbasanit, 44-vjeçarja Alma Qevani u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç. Viktima, motra e gruas së Tefik Tashit. I dyshuari 58-vjeçar u kap nga policia në Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, po ecte me vrap
Elbasan – Skena si nëpër filma ato që përjetuan banorë të Elbasanit sot pasdreke, kur një burrë masakroi deri në vdekje motrën e gruas dhe më pas shëtiste me sëpatën që i mori jetën derisa u kap nga policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot në fshatin Kusarth pranë Elbasanit, kur 44-vjeçarja Alma Qevani u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç, raporton noa.al.
Viktima, ishte motra e gruas së Tefik Tashit. Ajo humbi jetën në spital nga plagët fatale që mori prej burrit të motrës së saj.
I dyshuari 58-vjeçar u kap nga policia në Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, po ecte me vrap.
Dinamika e ngjarjes dhe arrestimit
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjeçarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.
Ata janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit Refik Tashit 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen Alma Qevani, 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pse ndodhi vrasja?
Sipas raportimeve të para, mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt, që ka degjeneruar më pas në vrasjen e gruas.
Dyshohet se sherri ka ardhur pasi e ndjera i ka është drejtuar kunatit të saj me fjalët ‘impotent’.