Aktualitet

BE mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës energjetike

Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog ka deklaruar gjatë takimit me delegacionin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë se BE-ja e mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Pakos për Mbështetjen e Energjisë.

Siç ka kumtuar Szunyog përmes rrjetit social “X”, në takim u konstatua se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për reforma të përshpejtuara dhe siguron burime financiare për projekte të rëndësishme.

“Duke theksuar se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë integrale e Agjendës së Reformës së Kosovës, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. U theksua se BE-ja e mbështet Kosovën me 75 milionë euro në kuadër të Pakos për Mbështetjen e Energjisë”, thuhet në njoftim



#mbështet #Kosovën #milionë #euro #pjesë #Paketës #energjetike
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button