Hykmete Bajrami “godet” Qeverinë: Vazhdon korrupsioni me kontrata njëburimore

Hykmete Bajrami ka vazhduar me kritika ndaj Qeverisë Kurti.
Deputetja e LDK-së shkruan se KEK-u ka dhënë kontratën e radhës një burimore.
Sipas saj, po vazhdon korrupsioni nga qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, me kontratat një burimore.
“Vazhdon korrupcioni me kontrata njëburimore
Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporta Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë.
Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448, 251.13 Euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 448.638,00. Dmth. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro.
Ky është korrupcion serioz qeveritar.
Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata” shkruan Bajrami në facebook.
Postimi i plotë:
#Hykmete #Bajrami #godet #Qeverinë #Vazhdon #korrupsioni #kontrata #njëburimore
gazetablic.com