Aktualitet

Votimi elektronik/ Pak para zgjedhjeve, KQZ bën lëvizjen e fundit dhe del me thirrjen e rëndësishme (DETAJET)

Nënkomisionerja e Këshillit Qendror Zgjedhor, Lealba Pelinku ka realizuar ditën e sotme një komunikim me gazetaret rreth procesit zgjedhor.

Pelinku apeloi operatorët teknikë të trajnuar nga KQZ për identifikim elektronik të zgjedhësve më 14 maj, të mos tërhiqen nga ky proces, pasi në të kundër do të mbajnë përgjegjësi ligjore, sipas kontratës së firmosur.

“Bëj thirrje se cdo veprim që synon të pamundësojë funksionimin e sistemit të identifikimit elektronik qoftë edhe në një qendër nuk do tolerohet nga KQZ. KQZ ka mundësi të verifikojë cdo veprim të tillë. I bëj thirrje operatorëve se kanë detyrim ligjor të respektojnë angazhimin e marr përsipër prej tyre. Të paraqiten në qendrën e votimit dhe të qëndrojnë deri në fund procesin. Deri sot kemi 5100 qendra votimi me operatorë teknikë, që janë trajnuar. Qendrat e tjera nuk ka qenë e mbuluar për shkak se nuk ka patur aplikime. Ka patur raste të tërheqjes së operatorëve. Cfarëdo lloj tërheqje është kosto për KQZ. I apeloj të shmangin akte të papërgjegjshme, i siguroj se e kemi mundësi të hetojmë arsyet e tërheqjes dhe do i shkojmë deri në fund.” u shpreh ajo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button