Aktualitet

Zgjedhjet e 14 majit/ Eksperti Karamuço zbulon zonat e nxehta që duhen mbajtur në vëzhgim

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në një intervistë për Euronews Albania se ka zona të nxehta që duhen mbajtur në vëzhgim.

Ai përmendi ndër më kryesoret qytetin e Elbasanit, në të cilin janë shënuar dhe viktima, por që sot nuk përbën rrezik. Referuar qarqeve që janë shumë afër me vota dhe mund të shënohen incidente janë, Shkodra, Lezha, Durrësi, pak është dhe Dibra, më pas eksperti vijoi me Kamzën dhe Vorën dhe deri diku edhe Durrësi.

“Elbasani, nga të gjitha analizat që ne kemi edhe në shkëmbim me burime policore nuk konsiderohet më zonë e nxehtë, problematike, por zonat e nxehta janë sigurisht nëpërmjet shumë indikatorëve të tjerë, kanë të bëjnë me kandidatët, lidhjet e tyre, grupet që i mbështesin, bacground-i kriminal, biznesmenët që janë të lidhur më pas me shërbimet që ofrohen nga bashkia dhe kanë gjithë kohën vetëm ata tendera dhe në kuadër të këtyre shikojmë dhe sondazhet e ngushta që ata kanë,” – u shpreh Karamuço.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button