Sport

Kupa e Greqisë në Volos, por plani B parashikon “Elbasan Arenën”

Zhvillimi i ndeshjeve të rëndësishme në një vend të tretë është e zakonshme dhe UEFA e FIFA e njohin si procedurë, por një finale greke në Shqipëri do të ishte diçka surprizë. Por, u vendos, finalja e Kupës së Greqisë do të luhet në stadiumin “Panthessaliko”, pa praninë e tifozëve. Shumë u përfol për zhvillimin e duelit mes AEK-ut dhe PAOK-ut në “Air Albania”. FSHF ktheu përgjigje pozitive, por me kushtin që finalja të zhvillohej në datat 18 ose 19 maj. Pasi në stadiumin kombëtar është planifikuar më 25 maj të mbahet koncerti i këngëtarit grek, Nikos Vertis. Grekët insistuan të mos ndryshohej data. Në skenë dolën edhe opsionet Serbi dhe Rumani, përveç Polonisë dhe Qipros, por në fund triumfoi stadiumi i Volosit.

Me anë të një komunikate zyrtare, Federata Greke e Futbollit (EPO) theksoi se AEK-PAOK do të zhvillohet në stadiumin olimpik të Volosit, në datën 24 maj (20:30). Nëse për ndonjë arsye objektive dhe të paparashikueshme nuk është e mundur të zhvillohet ndeshja në datën dhe orën e mësipërme, Komiteti Ekzekutiv thekson se autorizon kreun e futbollit grek, Panajiotis Baltako, të caktojë zhvillimin e ndeshjes finale në “Elbasan Arena”, Shqipëri, në datën 24 maj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button