Aktualitet

Shtohen çiftet që zgjedhin bashkëjetesën në Shqipëri, sociologët: Garanci para martesës

“Çiftet shqiptare, përpara se të martohen, po preferojnë gjithnjë e më shumë të bashkëjetojnë. Sipas Censit të vitit 2023, në vendin tonë ka rreth 12 500 partnerë në bashkëjetesë, 63% më shumë sesa në censin e vitit 2011.”. Kështu pohoi sociologia Eris Dhamo, e cila thotë se ky fenomen është i pritshëm, pasi normat shoqërore kanë ndryshuar.

“Është e pritshme. Bashkëjetesa sot është përherë e më e pranueshme. Nëse më para kishim presion për bashkëjetesë tani nuk ekziston më. Shihet si një element tjetër i lirisë emocionale.”, shtoi Dhamo. Bashkëjetesa shihet si një mënyrë më e thjeshtë për të realizuar veten pa pasur detyrimet që sjell martesa. Sipas sociologes, të jetuarit paraprakisht ndihmon po ashtu edhe në uljen e divorceve.

“Gëzimi i lirisë dhe autonomisë është elementi më i madh pozitiv, i dytë është paragarancia për martesë.”, pohoi Dhamo. Megjithatë ka edhe efekte negative. “Kemi një ulje të ndjeshme të lindjeve dhe kjo vjen edhe si rezultat i një bashkëjetese të zgjatur dhe shtyrja e pasjes së fëmijëve.”, tha ajo. Të dhënat e Censit nxorën në pah se familjet shqiptare kanë sot një madhësi mesatare prej 3.2 anëtarësh.

#Shtohen #çiftet #që #zgjedhin #bashkëjetesën #në #Shqipëri #sociologët #Garanci #para #martesës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button