Arrestimi i Fredi Belerit, vjen reagimi i parë nga “Bashke Fitojme”

Teksa gjatë natës u arrestua kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, pas akuzave për blerje të votave, vjen reagimi i parë nga demokratët.
Në një mesazh në ‘Facebook’ deputeti Tritan Shehu thekson se këto akuza janë qesharake nga një anë dhe tragjike në të njëjtën kohë. Shehu pyet se pse autoritetet nuk hetojnë shkeljet në qarkun e Gjirokastrës, të denoncuar sipas tij nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.
REAGIMI I SHEHUT
Opozita po blen vota- akuze qesharake e tragjike!
Pamje alarmuese ato te “rembimit” mbreme nga policia te kandidatit ne Himare.
Imitim qesharak i veprimeve anti terrorite, diku ne Bote!
Pikerisht per te fshehur deformuesit e vertete te demokracise, per te hequr vemendjen nga e verteta:
—Blerjen e votave, presionet mbi administraten e biznesin, njerezit ne terresi, “investimet” korruptive elektorale, etj, vepra anti ligjore te ketij rregjimi.Pse nuk hetoni ne Qarkun e Gjirokastres, kemi deklaruar disa here shkeljet!Ne Libohove pa asnje tabele, transparence, hidhet nje pseudo asfalt, nga nje kompani qe nuk do te identifikohet.Por thuhet “Kapllani”!Po keshtu edhe ne Gjirokaster vijne makina me beton pa asnje kriter…E njejta gjendje ne Permet, Kelcyre, Memaliaj etj…A nuk eshte kjo nje tentaive “blerje” votash?!Me cfare fondesh e projektesh keto, kush paguan e kush po vjedh ketu?!Opozita po i ben????!!!!