EKSKLUZIVE/ Sonte Rozana Radi pjesë e Ferma VIP

“Prime” i sotëm i spektaklit “Ferma Vip” ka rezervuar një surprizë shumë të këndshme.
Krahas të gjithë pyetjeve që ngrihen para spektaklit si psh: A i kanë kryer siç duhet urdhërat e Agait fermerët apo kush nga fermerët ka qenë më aktivi gjatë këtyre ditëve tashmë i është shtuar edhe një pyetje tjetër: Kush do të hyjë sonte surprizë?
Dhe ju e dini që tashmë i merr vesh i pari të gjitha lajmet.
Sonte po ju lajmërojmë se në Fermë do të hyjë Rozana Radi, e cila është e njohur tashmë në Albanian Youtubers si komentuesja më e zjarrtë e Big Brother VIP.
A do të ketë mision dhe do tju rikthehet sërish komenteve të saj pikante, apo do të jetë një fermere në garë për çmimin e madh?
Këto dhe shumë surpriza të tjera do t’i zbuloni sontë LIVE në Vizion Plus
#EKSKLUZIVE #Sonte #Rozana #Radi #pjesë #Ferma #VIP