‘O paskemi mysafire’/ Meta bën fakt përjashtimin, përqafon Elona Gurin e shtrëngon duart me gruan. Kryemashi: Unë jam e shtëpisë këtu

Para Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shtrënguar duart.
Mes tyre kohet e fundit ka pasur për përplasje politike, e cila është konfirmuar si nga Meta, ashtu edhe nga Kryemadhi.
Gjithashtu kohët e fundit, raportohet se ata nuk jetojnë më në një shtëpi, pasi siç tha Monika Kryemadhi, janë futur palë të treta, që nuk i kanë ndarë vetëm politikisht.
Në sallën ku zhvillohen punimet e KDK së PL, ishte e pranishme Monika Kryemadhi, e cila mbante të veshur një bluzë me shkrimin: “Here i Am” – “Ja ku jam”.
Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”, takoi Elona Gurin, një bashkëpunëtore shumë e afërt e dyshes Meta-Kryemadhi, por që së fundmi përflitej se është përjashtuar nga partia.
Ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: “Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë”.
Po ashtu Meta është takuar edhe me Kryemadhin e cila nuk ka nguruar që t’i tregojë bluzën ku shkruhej ‘Ja ku jam’./m.j
#paskemi #mysafire #Meta #bën #fakt #përjashtimin #përqafon #Elona #Gurin #shtrëngon #duart #gruan #Kryemashi #Unë #jam #shtëpisë #këtu
Java News