Life Style
Surpriza spektakolare për Albanon, helikopteri shfaqet mbi “Ferma VIP”: Edhe 100 perandor!

Një surprizë e jashtëzakonshme ka mbërritur në “Ferma VIP” për Albano Bogdon. Ky i fundit feston sot ditëlindjen, teksa urimi i erdhi nga qielli. Një helikopter u shfaq mbi shtëpi, ku shkruhej: Edhe 100 perandor!
Surpriza spektakolare u pa nga të gjithë fermerët, ndërsa Albano u shfaq i emocionuar.
Aktori i humorit, mjaft i dashur nga publiku, feston sot 37-vjetorin e lindjes. Ky përvjetor e gjen në një eksperiencë të paharrueshme, siç është qëndrimi në “Ferma VIP”.
Ai është surprizuar edhe nga bashkëudhëtarët e kësaj aventure, të cilët festuan së bashku dhe i uruan ditëlindjen.
#Surpriza #spektakolare #për #Albanon #helikopteri #shfaqet #mbi #Ferma #VIP #Edhe #perandor