Aktualitet
Rihanna thotë se dëshiron të ketë më shumë se dy fëmijë: E dua edhe një vajzë

Aristja e njohur, Rihanna është shprehur se është e hapur dhe e gatshme për të rritur familjen e saj.
Duke folur për Interview Magazine, këngëtarja e cila ka dy djemë me partnerin ASAP Rocky, u pyet se sa fëmijë të tjerë donte të kishte.
“Aq sa do Zoti që të kem”, është përgjigjur Rihana.
Ajo u shpreh gjithashtu se do të dëshironte të ketë edhe një vajzë.
“Nuk e di se çfarë do Zoti, por do të shkoja më shumë se dy. Do të doja një vajzë. Por, sigurisht nëse është djalë, është prapë gjë e bukur”.
“Gjëja më e bukur është se fëmijët vijnë në botë me individualitetin dhe sinqeritetin e tyre”, është shprehur tutje ajo.
#Rihanna #thotë #dëshiron #të #ketë #më #shumë #fëmijë #dua #edhe #një #vajzë
gazetablic.com