Aktualitet

Kina po e tradhton Rusinë… me Amerikën

Telefonata mes Xi Jinping dhe Volodymyr Zelensky, sulmet misterioze dhe të vazhdueshme të kryera me dronë në territorin rus, por mbi të gjitha qëndrimi befasues nga Kina dhe India, lidhur me rezolutën e fundit të Kombeve të Bashkuara, kanë treguar se ka nisur një lojë e re e mundshme diplomatike në luftën në Ukrainë. Në fakt, krahasuar me një vit më parë, tensionet ndërkombëtare kanë tejkaluar të gjitha kufijtë, ndërkohë që Moska dhe Kievi po luftojnë tani, duke shteruar burimet dhe duke vrarë mijëra njerëz, pa ofruar ndonjë shpërblim në këmbim. Për muaj të tërë ka pasur zëra për një kundërofensivë ukrainase që synon rimarrjen e zonave në jug dhe lindje të vendit të kontrolluara nga forcat e Kremlinit, por, për momentin, dhe pavarësisht sinjaleve të ndryshme, gjithçka është në heshtje. Njerëzit e Zelensky-t ka të ngjarë të nisin sulmin e tyre, por krejtësisht ndryshe nga çfarë kishin planifikuar fillimishr. Gjithashtu sepse, ndërkohë, presidenti ukrainas ka pasur mundësinë të flasë me homologun e tij kinez, si dhe partnerin e Moskës, i cili mund të bëhet një lloj shpëtimtari ukrainas në rast se Perëndimi nuk pajtohet më me lëvizjet e Kievit. Në fakt, as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian nuk do të donin që reagimi i Ukrainës të shkaktonte zemërimin e Rusisë dhe përdorimin e armëve bërthamore.

Lëvizja e Kinës dhe Indisë

Rusia nuk ka më garanci as nga partnerët e saj të dikurshëm. Në këtë kontekst, një përçarje është shfaqur në partneritetin midis Putinit dhe dy aleatëve të tij të ngushtë. Kina dhe India në fakt kanë miratuar një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, jo e fokusuar në luftën në Ukrainë, por në marrëdhëniet midis Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës, së bashku me 120 vende të tjera. Rezoluta në fjalë i referohet shprehimisht “agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës”. Pekini dhe Nju Delhi deri më tani kishin refuzuar të dënonin pushtimin rus, dhe megjithëse masa nuk përfaqëson një ndryshim të vërtetë në politikën e tyre të jashtme ndaj Moskës, veçanërisht duke pasur parasysh lidhjet tregtare dhe ushtarake, votimi është megjithatë një sinjal. Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha: “Rezoluta e përcakton qartë luftën kundër Ukrainës si “agresion nga Federata Ruse”.Siç thuhet nga disa burime të OKB-së, Kina dhe India abstenuan në votimin e parë, por më pas i dhanë dritën jeshile të gjithë rezolutës. Teksti përfundimtar u miratua me 122 vota pro, duke përfshirë pikërisht ato të Pekinit dhe Delhit, 18 abstenime dhe 5 kundër: Rusia, Bjellorusia, Siria, Nikaragua dhe Koreja e Veriut.

India criticizes China for blocking UN sanctions on militant | AP News

Marrëveshja Kinë-SHBA

Votimi, sipas faqes së internetit të OKB-së, u mbajt më 26 prill, ditën e telefonatës së parë midis Zelensky dhe Xi Jinping që nga fillimi i luftës. Xi theksoi se respekti i ndërsjellë për sovranitetin dhe integritetin territorial ishte “baza politike e marrëdhënieve Kinë-Ukrainë”. Rezultatet e menjëhershme të asaj telefonate ishin dërgimi reciprok i një ambasadori në Pekin dhe një përfaqësuesi special në Kiev, dhe duartrokitjet e komunitetit ndërkombëtar. Megjithatë, siç ka theksuar “InsideOver”, lidhjet tregtare dhe ekonomike midis Moskës dhe Pekinit do të vazhdojnë të ecin përpara, madje të forcohen, për sa kohë që kjo nuk do të pengojë njërën nga palët e përfshira. Kina e ka dërguar sinjalin e parë. Dhe sipas asaj që raportohet nga “Washington Post”, Uashingtoni ka filluar të besojë në kthesën kineze, në faktin se “Dragoi” mund të luajë një rol paqebërësi në konflikt. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se bisedimet midis Xi dhe Zelensky ishin “pozitive, sepse është me rëndësi jetike që Kina dhe vendet e tjera që janë përpjekur të promovojnë paqen të dëgjojnë edhe viktimën, jo vetëm agresorin”. Dhe për këtë arsye, pas një kundërofensive të mundshme të reduktuar ukrainase, Pekini mund të nxisë dy shtetet për të rifilluar negociatat. Vendosja e kushteve është e domosdoshme, por ka hipoteza, se është në marrëveshje dhe dakordësi me zyrtarë të ndryshëm amerikanë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button