Balla: 36 shtetas janë vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot se, 36 shtetas janë vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.
Në një reagim në rrjetet sociale, Balla theksoi se, “Policia e Shtetit vijon me intensitet operacionet kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, duke vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit 36 shtetas për armëmbajtje pa leje, vjedhje, shpërndarje lëndësh narkotike, organizim i paligjshëm i lojërave të fatit dhe dhunë në familje”.
Balla përgëzoi Policinë e Shtetit në disa qarqe për këto operacione
“Përgëzime Policisë së Shtetit në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Korçë, Rrëshen, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër, për këto operacione”, nënvizoi Balla.
#Balla #shtetas #janë #vënë #para #drejtësisë #gjatë #orëve #të #fundit
Java News