Aktualitet

KUVENDI LIVE! Deputetët e Berishës, në rresht për një! Shkojnë në sallë pa flakadanë për herë të parë pas 5 muajsh

Pasi shpallën fitoren për ngritjen e dy komisioneve hetimore, deputetët e Sali Berishës janë parë sot të shkojnë në Parlament në qetësi të plotë. Pas 5 muajsh kaosi me flakadanë, miell, dhunë ndaj gardistëve dhe pirgjet e karrigeve para foltores, sot Rithemelimi pritet të ketë një qasje paqësore në sallën e seancave plenare.

Sot në rend ditë është vendosur miratimi i disa ndryshimeve në Buxhetin e 2024-ës, pr.ligji për Gardën e Republikës, pr.ligji “Për Sigurinë Kibernetike”, ngritja e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, një do të jetë për hetimin e koncesionit të sterilizimit dhe check up-it dhe tjetri për ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Kujtojmë se nga Rithemelimi mungon sot të paktën Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest shtëpie.

LIVE:

#KUVENDI #LIVE #Deputetët #Berishës #në #rresht #për #një #Shkojnë #në #sallë #flakadanë #për #herë #të #parë #pas #muajsh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button