Dekretimi i ligjit për “Zonat e Mbrojtura”, Tabaku: Do ta çojmë në Kushtetuese. Hap pas në procesin e përafrimit me BE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka paralajmëruar se ligjin për Zonat e Mbrojtura, që u dekretua nga Presidenti do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese.
Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se dekretimi i këtij ligji është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt.
Sipas saj dekretimi përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës dhe kundër trashëgimisë sonë natyrore.
“Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik & proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës & kundër trashëgimisë sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK”, shkroi Tabaku në rrjetin social “X”./m.j
#Dekretimi #ligjit #për #Zonat #Mbrojtura #Tabaku #çojmë #në #Kushtetuese #Hap #pas #në #procesin #përafrimit
Java News