Emri/ Lindi foshnjën, më pas e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçarja: Ja çfarë pretendoi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një 42-vjeçare ka hedhur në lumë foshnjen e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen Leta Koçi 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.
Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet ne njoftimin e policise./m.j
#Emri #Lindi #foshnjën #më #pas #futi #në #qese #dhe #hodhi #në #lumë #arrestohet #42vjeçarja #çfarë #pretendoi
Java News