Aktualitet
‘E lumtur dhe e shëndetshme’, Kate shfaqet për herë të parë në publik me Princ William pas operacionit

Ndërsa familja mbretërore përpiqet të lërë pas vetes ‘PhotoGate’ të Kate Middleton, Princesha e Uellsit u pa gjatë fundjavës me Princ William. The Sun dhe Daily Mail theksojnë se ajo shkoi në dyqanin e saj preferuar në Windsor dhe sipas raporteve ajo dukej “e lumtur, e relaksuar dhe e shëndetshme”.
Dhe siç vë në dukje shtypi britanik, çifti nuk u fotografua, duke respektuar kërkesën e tyre për privatësi derisa Kate Middleton të shërohet.
Megjithatë, kjo paraqitje e përbashkët e tyre cilësohet si një shenjë inkurajuese se ajo po hedh hapat e parë drejt rikthimit në përditshmërinë e dikurshme.
#lumtur #dhe #shëndetshme #Kate #shfaqet #për #herë #të #parë #në #publik #Princ #William #pas #operacionit
gazetablic.com