Aktualitet

SPAK merr të pandehur kreun e Bashkisë Libohovë, dyshohet se lejoi kultivimin e kanabisit

Leonard Hide, kryebashkiaku i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hide dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative Cepo dhe Picar krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie.

Ata kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”.

Në të njëjtën dosje me Hiden janë edhe disa të pandehur të tjerë.

/a.r

#SPAK #merr #të #pandehur #kreun #Bashkisë #Libohovë #dyshohet #lejoi #kultivimin #kanabisit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button