Aktualitet

Trafikanti Alban Thika, “urithi” i prodhim-mashtrimit me kriptovaluta në Call-Center-a

Firma “NOVALTHI GROUP” dhe fakti që pas operacionit policor “North Forex 4” më 29 shtator 2022 në Shkodër, ku u zbuluan 17 kompjuterë në një Call- Center, të programuar për mashtrim me kriptomonedha, menaxherja rumune Felicia Pop, deklaroi se kishte bashkëpunim me qendrën “Novaric” dhe më dy grupet e tjera “North Forex 3” e “North Forex 4”, që kishin deklaruar lidhje me Alban Thikën

Një tjetër fakt ka dalë nga “gropa e punëve të zeza” të Alban Thikës, maskuar pas firmës fantazmë “Novaric” në Shkodër, e prezantuar si “Akademi specialistësh për çdo fushë”, por është qendër trafikimi afrikanësh nëpërmjet Shqipërisë drejt BE me kontrata pune false.

Emri i Alban Thikës ka dalë edhe në 5 raste arrestimesh në Shkodër e Vlorë dhe një hetimi në Maltë, Rumani e Australi, për prodhim kriptomonedhash e mashtrim nëpërmjet Call-Center-ave.

Por edhe në një mashtrim, sikur është agjenci e licencuar për aktivitetin e prodhimit, investimit e brokerimit të kursimeve, kredive, bonove, pasurive e transaksioneve me kriptomonedha.

– Më 26 mars 2022, Policia e Shkodrës finalizoi operacionin policor të koduar “Bitcoin” në Malësi të Madhe, ku zbuloi 14 pajisje që  gjeneronin kriptomonedha virtuale, si dhe aksesorë të tjerë që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie, për të cilat, i prangosuri deklaroi se kishte lidhje me qendrën “Novaric” të pronarit Alban Thika.

– Më 27 maj 2023, Policia e Shkodrës zbuloi 16 pajisje që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku një prej të arrestuarve, deklaroi se vepronte edhe për llogari të Alban Thikës.

– Më 2 korrik 2022, Policia e Shkodrës prangosi 7 persona dhe shoqëroi 25 punonjës të 2 Call-Center” për mashtrime financiare elektronike “Forex”, që kishin lidhje me qendrën “Novaric”.

– Më 9 nëntor 2022, gjatë operacionit të drejtësisë Spanjolle e EUROJUST e SPAK, u zbuluan 2 qendra Call-Center në Vlorë e Shkodër të lidhura me njëra-tjetrën, të quajtura “Eurovoice” e “Reboot”, të cilat mashtronin me kriptomonedha, ku përsëri u përmend emri i Alban Thikës.

– Nuk është rastësi, që pas operacionit policor “North Forex 4” më 29 shtator 2022 në Shkodër, në 1 qendër Call-Center u zbuluan 17 kompjuterë të programuar për mashtrim me kriptomonedha, dhe menaxherja rumune Felicia Pop e arrestuar, deklaroi se kishte bashkëpunim me “Novaric” dhe dy grupet e tjera “North Forex 3” e “North Forex 4”, që kishin deklaruar lidhje me Alban Thikën.

Për shkak se rrjeti “Novaric” i mashtrimit me kriptomonedha nëpërmjet Call-Center, shtrihet me fije qendrore në Maltë, Rumani, Bullgari, Izrael e Australi, hetimet shqiptare kanë arritur deri te një firmë e quajtur “NOVALTHI GROUP Sh.p.k”.

Kjo firmë, që deklaron se është krijuar në shtator 2009, nuk ekziston në tatime, por ka aktivitet distributor prodhimesh, pajisje hotelesh, transporte, udhëtime turistike, shërbime financiare, e konsultime për monedhën elektronike, me adresë: Qendra Tregtare, Rruga “Kolë Idromeno” Shkodër, me person kontakti shtetasin maltez prej Shkodre, Alban Thika me nr. tel: (222) 55953.  

Ka prova, se nëpërmjet qendrës “NOVARIC” e firmës “NOVALTHI GROUP”, janë vendosur lidhje me një rrjet mashtrimi Call-Center në Shkodër, Tiranë, Vlorë e Elbasan, që dyshohet se është pjesë e rrjetit Call-Center të Olsi Ramës e Amant Josifit, prandaj nuk preket Alban Thika.

Më to bëhen mashtrime me monedha virtuale, investimesh në biznese, pasuri të paluajtshme etj., për të cilat Alban Thika vetë deklarohet si “ekspert ndërkombëtar” prodhimi, brokerimi e menaxhimi nëpërmjet kritptomonedhave virtuale. /Pamfleti

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button