Aktualitet

Mediat greke sulmojnë Mitsotakis: Tradhëtar, votoi pro Kosovës! Çmenden në Beograd!

Giorgos Harvalias, akuzon Mitsotakis se ka përkrahur një “shtet të dështuar dhe strehë e lordëve të drogës”…

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve ‘Tanjug’, i ka bërë bujë të madhe një shkrimi në një gazetë të Athinës, e cila ka sulmuar kryeministrin Mitsotakis për Kosovën.

Ndërkaq, të gjitha gazetat kryesore nacionaliste në Beograd i janë bashkuar korit kundër kreut të qeverisë greke.

Një editorial i gazetës greke “Demokratia” e një firme të njohur nacionalisti që flet shpesh kundër shqiptarëve, Giorgos Harvalias, është shpërndarë me tam- tame në Beograd.

Harvalias, e ka ilustruar shkrimin e tij me titull “i padrejtë”, me një foto të Edi Ramës me Mitsotakis, ndërkohë që në forumin e Delfit ishte i ftuar zyrtarisht nga kryeministri grek, si Albin Kurti ashtu edhe Dritan Abazoviç.

Qenia e tre kryeministrave shqiptarë, ka shqetësuar opinionin serb. Gazetari grek, në editorialin e tij përdor një terminologji tipike me atë të nacionalistëve të Beogradit.

Giorgos Harvalias, akuzon Mitsotakis se ka përkrahur një “shtet të dështuar dhe strehë e lordëve të drogës”.

Gazeta greke ka elozhuar Qipron që votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, dhe sulmoi qeverinë e vendit të saj.

“Nuk kanë kaluar as pesë muaj nga shkrimi im me titull ‘A do t’i shesim serbët tani?’ dhe duket se profecia fatkeqësisht po realizohet. Gjatë votimit të fundit për anëtarësimin e Kosovës dhe Metohisë në Këshillin e Evropës, Greqia për herë të parë, ndryshe nga Qipro që votoi kundër, zgjodhi rrugën e padrejtë të abstenimit. Kyriakos Mitsotakis u tregua i aftë për këtë padrejtësi të paturpshme ndaj kombit, ndoshta i vetmi në planet, me të cilin grekët kanë një marrëdhënie vëllazërore, jo thjesht miqësore.

Unë shkrova në atë artikull, i cili u përkthye në serbisht dhe u botua në mediat e vendit fqinj, që në dy luftëra botërore, grekët dhe serbët, krah për krah, qëndruan realisht në anën e duhur të historisë. Ashtu siç, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike ofruan bujarisht shërbimet e tyre për Rajhun, ata ishin popuj që vazhdimisht rezoltuan një gjemb në këmbë ndaj Gjermanisë perandorake dhe më vonë naziste”, shkruan Giorgos Harvalias, edhe pse Greqia mbretin e parë e ka pasur një gjerman.

“Grekët i duan serbët dhe këtë e dëshmuan kur ata, të pafuqishëm dhe të izoluar, u thirrën për të mbrojtur atdheun e tyre nga grabitësit e UÇK-së dhe barbarët modernë të NATO-s që i bombarduan pa mëshirë në fund të viteve ’90. Dhe serbët nga ana e tyre nuk e kanë harruar kurrë këtë ndihmë”, shkruan gazetari grek.

Harvalias, vijon të sulmojë edhe Shqipërinë e Edi Ramën në shkrimin e tij.

“Qëndrimi grek filloi të shfaqë të çara, edhe pse kryeministri dhe presidenti i shtetit plaçkitës, i cili kohët e fundit, me nxitjen e gjermanëve dhe amerikanëve, aplikoi edhe për anëtarësim në BE, u fotografuan vazhdimisht me gravura të “Shqipërisë së Madhe” duke arritur deri në Prevezë, përfshirë Korfuzin!

Mitsotakis në vend që t’i vendosë në radhë për një shaka të pakëndshme për “Shqipërinë e Madhe”, nuk e humb rastin të flirtojë me Ramën e pafytyrë, ndërkohë që, pa asnjë arsye të dukshme, është shtuar numri i vizitave të të dërguarve të qeverisë greke në Prishtinë”. /Pamfleti

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button