Aktualitet
Real Madridi nuk i liron lojtarët francezë për Lojërat Olimpike

Real Madridi nuk do të lirojë lojtarët francezë për Lojërat Olimpike, të cilat do të zhvillohen në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht.
Informacioni jepet nga L’Equipe , e cila raporton se Meringues i kanë dërguar tashmë një letër Federatës Franceze të Futbollit (FFF) duke njoftuar vendimin e tyre, transmeton Sport.
Nëse nuk ndodh një kthesë, ëndrra e Kylian Mbappe për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në shtëpi do të bëhet më e largët. Kujtojmë se sulmuesi francez, në fund të kontratës me PSG-në , është i vendosur për një kalim në Real Madridit .
/ Sport/
#Real #Madridi #nuk #liron #lojtarët #francezë #për #Lojërat #Olimpike
gazetablic.com