Aktualitet
Sejko takon homologun italian, Shqipëria bëhet pjesë e tregut të pagesave “SEPA”

Banka e Shqipërisë do të asistohet nga Banka e Italisë për të modernizuar sistemin e pagesave dhe për t’u anëtarësuar në tregun unik të pagesave në euro “Sepa”.
Gjatë një takimi me homologun italian, guvernatori Gent Sejko u shpreh se pjesëmarrja në “Sepa” do të mundësojë kryerjen e pagesave ndërkufitare me kosto më të ulëta.
Shqipëria, shtoi Sejko, do të aplikojë në muajin qershor për t’u bërë anëtare e këtij sistemi pagesash.
Guvernatori theksoi se integrimi në një treg më të gjerë evropian, do të sjellë përfitime për ekonominë reale vendase.
/a.r
#Sejko #takon #homologun #italian #Shqipëria #bëhet #pjesë #tregut #të #pagesave #SEPA
Java News