Aktualitet

Ish-deputeti anarkik i PD-së flet për përmbysje pushteti: U zbythën, megjithëse dukeshin të plotfuqishëm, tashmë është çështje sekondash

Ish-deputeti me kobure Gent Strazmiri, e quan fitore të madhe marrëveshjen PS-Rithemelim.

“Thjesht u zbythën!

Ky është lajmi!

U zbythën pa “negociata”, pa asnjë lëshim nga ana e opozitës, pa asnjë “pazar”! Thjesht iu dorëzuan qëndresës së deputetëve që nuk i lanë të qetë për asnjë sekondë, që në tetor të vitit të kaluar!

U zbythën, megjithëse dukeshin të plotfuqishëm, moskokëçarës, sepse kanë shumë pare, me SPAK e me gjykata dhe, ç’është më e rëndësishmja me “mbështetje diplomatike”…

U zbythën jo thjesht nga asgjësimi i të drejtave të opozitës, por ju dogj edhe nga pazari që kishin bërë për t’ia “deleguar” ato pazarxhinjëve të zakonshëm.

A është ky fundi? A u “zgjidh” situata?

Jo!

Ky është fillimi i së parës prej fitoreve që do të vijnë pas saj, por më shumë se kaq, është prova se qëndresa pa kompromis është e vetmja rrugë!

Qëndresës pa kompromis nuk kanë ç’i bëjnë!

U zbythën, e do zbythen edhe më tej, sepse ashtu si deputetët në parlament, prej 71 ditësh në rrugën ku kanë izoluar Sali Berishën, njerëzit e lirë nuk dorëzohen e as kanë në mend të dorëzohen.

U zbythën, e do zbythen edhe më tej sepse ishin me mijëra e mijëra shqiptarët e lirë, ata të pabindurit, të pableshmit, “anti-sovjetikët”, që me 20 shkurt, i dolën në krah Sali Berishës e u betuan për qëndresë pa kompromis, pa negociata, pa “diplomaci” e as ndërmjetës!!!

Qëndresa është zgjidhja!

Ajo i çarmatos, i nxjerr papritmas në dritë të diellit ashtu siç janë: një kufomë e konservuar në mungesë ajri e drite, që mjafton të çelësh një dritare për t’ia parë e përshpejtuar procesin e dekompozimit.

Zbythja e tyre, e të gjithëve bashkë si “paketë”, përballë një grupi të vogël burrash e grash të vendosur e të bashkuar, të lejon të bësh edhe “kalkulimin” e së nesërmes?

Sa sekonda i rezistojnë një shoqërie të bashkuar?

Sepse tashmë është vërtetë çështje sekondash, nga sekonda që bashkohemi të gjithë në qëndresë.

Kaq e thjeshtë është”, shkruan ai.

/f.s

#Ishdeputeti #anarkik #PDsë #flet #për #përmbysje #pushteti #zbythën #megjithëse #dukeshin #të #plotfuqishëm #tashmë #është #çështje #sekondash
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button