Aktualitet

Kryeministri finlandez paralajmëron luftë: Rusia është duke u përgatitur për një konflikt të gjatë me Perëndimin

Kryeministri i Finlandës thotë se Rusia është “duke u përgatitur” për një “konflikt të gjatë” me Perëndimin,  por nuk është “e pathyeshme”.

Petteri Orpo ka folur sot në Parlamentin Evropian për rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, pasi Vladimir Putin u zotua të dërgojë trupa në kufirin Rusi-Finlandë në përgjigje të pranimit të Finlandës në NATO.

Udhëheqësi rus tha në një intervistë se pranimi ishte “një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave kombëtare të Finlandës.

Rusia “duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin”, u tha Orpo eurodeputetëve, por shtoi: “Rusia nuk është e pathyeshme”.

Ai gjithashtu akuzoi Rusinë për “armatim” të migracionit kundër Finlandës dhe sulmoi Moskën për “shtyrjen e shtetasve të vendeve të treta drejt kufirit tonë lindor” në një veprim “të papranueshëm”.

/f.s

#Kryeministri #finlandez #paralajmëron #luftë #Rusia #është #duke #përgatitur #për #një #konflikt #të #gjatë #Perëndimin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button