Aktualitet

Putin nënshkruan dekretin: Burgim të përjetshëm për tradhti të lartë

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që dënon me burg përjetë tradhtinë e lartë.

Deri më sot, Kodi Penal parashikonte burgim nga 12 deri në 20 vjet . Dekreti presidencial u postua në faqen e internetit të Kremlinit. Më 18 prill, Dhoma e Shtetit votoi në favor të ndryshimeve në Kodin Penal që parashikon dënime më të ashpra për krime specifike.

Ndër të tjera, ka edhe një rritje të masës maksimale të dënimit për akuzën e kryerjes së “aktit terrorist” në 20 vite burg, nga 15 që është aktualisht. Sipas Kodit Penal Rus, një “akt terrorist” përkufizohet si një akt që rrezikon jetën e njerëzve dhe synon të destabilizojë Rusinë.

Nga ana e tij, Kremlini thekson se ligje të tilla janë të nevojshme për të mbrojtur vendin nga kërcënimi i shërbimeve të inteligjencës së Ukrainës dhe aleatëve të saj në Perëndim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button