“Hoqa dorë nga muzika për të…”, Luizi flet për Megin: Në sytë e Kiarës shoh atë që shihja dikur

Banori i BBA Vip Luiz Ejlli, njeheresh edhe kengetar, gjithnjë është shfaqur i rezervuar për të folur në lidhje me të shkuarën e tij dhe mbi të gjitha, në lidhje me jetën dashurore.Megjithatë, mbrëmjen e djeshme ai ka treguar një anë tjetër, teksa ishte duke folur me Nitën.
Këngëtari ka folur për momentet e vështira që ka kaluar jashtë shtëpisë, ndërsa rrëfeu se kishte humbur gjithçka, përfshirë edhe shpresën, dhe se në mendje kishte një largim përfundimtar nga Shqipëria, për shkak se nuk e gjente veten askund edhe sa i përket karrierës.
Ai ka folur edhe për historinë e dashurisë me Megi Topallin, vajzën e Jozefina Topallit, ku ka treguar se është detyruar që të heqë dorë prej muzikës, për të ndjekur atë në Paris.
“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova, edhe pse ishte një traditë e të gjithë Big Brother-ave.