Aktualitet

Ky është zyrtari i Komunës së Mamushës që dyshohet se regjistroi kundërligjshëm 6 turq

Një zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Mamushës është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Zyrtari i gjendjes civile që dyshohet për këtë vepër është Myrat Shala.

Ndërsa sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Shala dyshohet se ka regjistruar kundërligjshëm gjashtë shtetas të Turqisë në sistemin e gjendjes civile, duke ua mundësuar kështu që ta fitojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve, në bazë të informacioneve fillestare, i dyshuari fillimisht i ka regjistruar shtetasit e Turqisë pa qenë ata fare dhe pa pasur të drejtë ligjore për të fituar shtetësinë e Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, për t’u intervistuar nga organet e hetuesisë, por i njëjti ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’./Sinjali/

 



#është #zyrtari #Komunës #së #Mamushës #që #dyshohet #regjistroi #kundërligjshëm #turq
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button