Sport
Fazë vendimtare e sezonit, dy rikthime të rëndësishme në grupin e Real Madrid, mund të luajnë në Champions
Kjo periudhë është vendimtare për Real Madrid. Los Blancos brenda pak ditësh do të luajnë dy ndeshje kampionatit, do luajnë në Kupë ndaj Osassunas dhe do masin forcat me Manchester Cityn në gjysmëfinale të Champions League.
Trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti ka arsye përse të gëzojë. Së fundmi në stërvitje janë kthyer dy lojtarë shumë të rëndësishëm.
David Alaba dhe Ferland Mendy u stërvitën individualisht si në fushë ashtu edhe në palestër, duke dhënë sinjale të qarta se ka gjasa që të dy të jenë në dispozicion. Gjithsesi si Alaba ashtu edhe Mendy nuk premtojnë se do mund të kontribuojnë 90 minuta, pasi gjendja fizike nuk është perfekte.