Aktualitet

Dy sopranet e njohura me famë ndërkombëtare japin lajmin e madh dhe krenojnë përsëri Shqipërinë (FOTO)

Dy sopranot e njohura shqiptare, Emronela Jaho dhe Elbenita Kajtazi, kanë shënuar një tjetër arritje ndërkombëtare, duke na bërë sërish krenarë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka përgëzuar Ermonela Jahon për përzgjedhjen “Artiste e vitit 2023” i ndarë nga Classical Music Aëards, ndërsa po në të njëjtën kohë ka uruar Elbenita Kajtazin për arian e saj të suksesshme në Paris të Francës.

“Sukseset e radhës të dy sopranove tona. Çmimi “Artiste e vitit 2023” i ndarë nga Classical Music Aëards, iu delegua sopranos së shquar të operës botërore Ermonela Jaho, me arsyetimin “Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, ajo mahnit me estetikën e saj të pastër vokale.”
I artë ishte edhe debutimi në Opéra-Comique në Paris i sopranos Elbenita Kajtazi. Aria e saj “Unë them se asgjë nuk më tremb”, interpretuar me ndjeshmëri të madhe dhe një zë të kthjellët me nota të larta rrezatuese, i dha asaj një duartrokitje të gjatë nga publiku. Kështu thuhet në njërën nga shumë kritikat e publikura në shtypin francez kushtuar punës, përkushtimit dhe talentit të Kajtazit. Sukseset si këto na zgjojnë ndjenja të fuqishme krenarie”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button