Sport

Një nga më të mirët në histori, Pele hyn në fjalorin portugez, domethënia e emrit të tij

Pele është bërë një fjalë e re në gjuhën portugeze. Gramatikisht, raporton Sport, fjala “Pele” konsiderohet mbiemër dhe ka këtë kuptim: “Diçka ose dikush që është jashtë të zakonshmes, diçka ose dikush që për nga cilësia, vlera ose epërsia e tyre nuk mund të barazohet nga asgjë dhe askush”.

Ky është rezultati i një fushate të promovuar nga Fondacioni Pelé me ​​mbështetjen e Santos dhe O Globo, i cili mblodhi 125,000 nënshkrime në internet në disa muaj. Kujtojmë se legjenda braziliane ka qenë një nga më të mirët në botën e futbollit, duke i dhuruar spektakël dhe magji sportit më të ndjekur në planet. Pele vdiq në moshën 82 vjeçare, disa muaj më parë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button