FOTO/ As rrobat e banjës nuk e përmbajnë Ivana Knollin, tifozja kroate “tërbon” fansat

Modelja kroate, Ivana Knoll, e cila u bë e famshme në Kupën e Botës në Katar për veshjet provokuese në mbështetje të kombëtares së vendit të saj, po përfiton nga ajo çfarë ndodhi në Katar.
Ajo vazhdon të fitojë ndjekës në rrjetet e saj sociale, ku aktualisht grumbullon më shumë se 3.4 milionë ndjekës. Postimi i saj më i fundit i ka marrë frymën ndjekësve të saj. Bëhet fjalë për një postim që përmban katër foto me një kostum banje rozë me zinxhir në pjesën e dekoltesë, të cilin për shkak të përmasave të mëdha të gjoksit nuk e mbyll dot.
Trupi i saj me format provokuese janë objekt i dëshirës së shumë ndjekësve të Knoll. Në postimin në fjalë, Ivana ka arritur më shumë se 250 mijë “pëlqime”. Kroatja e njohur është gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan foto dhe poza të panumërta, të cilat gjithmonë komentohen shumë nga ndjekësit, duke i lënë ata pa fjalë me çdo postim.
Ivana është pjesë e futbollit europian, duke qenë në Paris për të parë PSG-në e Mbapesë e Mesit dhe ka shkuar edhe në Londër për të qenë në një ndeshje të Arsenalit, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta, jo të gjitha pozitive.

